Planifikohen sulme të tjera terroriste në Francë, arrestohen 3 persona

Tre persona janë arrestuar në Francë mbi dyshimet se po komplotonin disa sulme terroriste, konfirmuan burime të policisë.

Mediat franceze thonë se një operacion kundër terrorizmit është në proces në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, në qytetin qendror të Clermont-Ferrand.

Dy arrestimet e tjera ndodhën në Marsejë dhe ne Paris, shkruan “BBC”.

Franca është në gatishmëri të lartë pas një serie sulmesh vdekjeprurëse nga militantët që pretendojnë të jenë nga grupi i Shtetit Islamik.

Temat
BotëLajme

Të afërta