Eni Koçi është shumë e apasionuar pas fotografisë dhe është shumë aktive në rrjete sociale.
Në postimin e fundit ajo ka treguar tatuazhin e saj të parë, një dedikim për familjen por që duket që pas ca kohësh nuk e pëlqen më. Nuk është hera e parë që dikush pendohet për faktin se më herët ka vendosur të bëjë një tatuazh në shenjë të një kujtimi.
“Tatuazhi im i parë… dhe i fundit. Po mendoj ta heq shumë shpejt”,- shkruan këngëtarja bashkangjitur fotos.
Për sa i përket muzikës Eni, edhe pse jeton prej kohësh në Londër ku po vazhdon studimet për mjekësi, nuk i ka munguar tregut muzikor. Një muaj më parë ajo ka publikuar klipin “S’je për mu” dhe aktualisht po punon mbi një tjetër projekt./VizionPlus/
Temat
Showbiz