Norvegjia dëshiron të ketë opsionin e përfshirjes në cilëndo marrëveshje për BREXIT që arrihet në mes të Britanisë së Madhedhe Bashkimit Evropian, raporton Reuters.
Kryeministrja britanike, Theresa May pritet që, pasi të marrë miratimin e parlamentit, të nxisë Nenin 50 të Traktatit të Lisbonës për të nisur negociatat e daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga blloku evropian.
Norvegjia nuk është vend anëtar i BE-së, por ky shtet paguan për qasje në tregun e përbashkët evropian përmes marrëveshjes Zona Ekonomike Evropiane (EEA).
“Ne do të donim të kemi mundësinë e përfshirjes në marrëveshjen BE-Britani sa i përket tregut të brendshëm, atij të përhershëm dhe të tranzitor”, ka thënë ministri norvegjez për BE-në, Frank Bakke Jensen, gjatë një fjalimi para ambasadorëve të BE-së në Oslo.