Marrëzia e Aliyevit: E bën gruan e vet zëvendëspresidente të Azerbajxhanit

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka zgjedhur gruan e tij si zëvendëspresidente, një post ky i ri që e vendos atë në vendin e parë për ta marrë postin e presidentit nëse ky i fundit vdes ose i hiqet posti i presidentit.

Urdhri i Aliyev-it që zgjodhi gruan e tij, Mehriban Alijev, u publikua në ueb-faqen presidenciale më 21 shkurt.

Mehriban Aliyev, 52 vjeçe, është zëvendëskryetare e Partisë së Re të Azerbajxhanit që është aktualisht në pushtet, transmeton Gazeta Express.

Ajo është gjithashtu edhe kryetare e Fondacionit “Heidar Aliyev” – një organizatë e madhe joqeveritare e emëruar sipas babit të burrit të saj, i cili udhëhoqi Azerbajxhanin nga viti 1993 deri më 2003.

Ilham Aliyev, 55 vjeç, është akuzuar nga grupet e djathta dhe qeveritë perëndimore për persekutimin e politikanëve të opozitës, mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe gazetarëve.

Khadija Ismajilova, një gazetare hulumtuese, tha më 21 shkurt se “një valë arrestimesh pasuan pas zgjedhjes së Mehriban” si zëvendëspresidente.

Temat
BotëLajme

Të afërta