Çdo vit java e modës në Londër shfaq modele që sfilojnë në pasarelë në veshje mjaft ekstravagante dhe sensuale.
Por këtë herë veshjet të cilat u treguan nga modelet ishin shumë të ndryshme.
Më shuam se 40 stiliste nga e gjithë bota treguan shallet, shamitë dhe fustanet e gjata të veshura nga femrat myslimane, në një event që zgjati për dy ditë. Kjo sfilatë u quajt “stili modest” dhe sipas organizatorëve është një nga tregjet që po merr zhvillim më të madh.
Në Britani shitja e këtyre veshjeve të “stilit modest” ka marrë zhvillim të madh dhe sipas stilistëve brenda 5 vitesh do jetë mjaft e kërkuar.
Temat
Showbiz