iPhone 8 me kamerë të veçantë për selfie

iPhone i ardhshëm i Apple pritet të ketë një kamerë të gjeneratës së re përpara, e cila mund të ketë edhe aftësinë për njohje të fytyrës, thuhet sipas analistit të KGI Securities, Ming-Chi Kuo.
Një aplikacion për kamerën e re 3D përpara është për lojërat që mund të shfaqin fytyrën e përdoruesit në vend të një personazhi, thuhet sipas tij.

Aplikacione të tjera përfshijnë një për njohje të fytyrës, njohje të syrit dhe një për selfie të përmirësuara, transmeton Gazeta Express.

Apple kohët e fundit bleu Faceshift, një kompani që punon me teknologjinë e njohjes së fytyrës. Kuo beson se kamera do të prodhohet nga Sony.

Temat
Teknologji

Të afërta