Fustani i lirë të cilin po e veshin yjet e estradës shqiptare dhe serbe (Foto)

Kur vjen puna te klipet çdo këngëtare i kushton rëndësi shumë pamjes së saj.
Ato kujdesen që të duken sa më bukur.

Por nganjëherë shumë prej tyre ndeshin në veshje të njëjta e disa edhe kopjojnë këngëtaret e huaja.

Këngëtarja Nora Istrefi në klipin e saj të fundit ‘Hije’, ka të veshur po të njëjtin model të fustanit që ka edhe Morena Taraku.

Por kjo nuk është e vetmja, transmeton Gazeta Express.

Është kjo këngëtarja serbe Jelena Karleusa e cila në profilin e saj në Instagram ka postuar një video ku shihet me po të njëjtin model të fustanit.

Kush kë po e kopjon në këtë rast?

E detaji më i rëndësishëm është se ky fustan ka një çmim të lirë prej 30 eurosh . Në disa faqe të blerjeve online është modeli i këtij fustani me këtë çmim.

Temat
Showbiz

Të afërta