Aktorja e Portokallisë Delinda Zhupa, është bërë dje nënë për herë të parë. Këtë lajm e ka ndarë bashkëshorti i saj Eldo Disha, përmes një postimi në rrjetet sociale. “Sot më 20.02.2017 u bëra babi me një super çun”, ka ndarë ai lajmin.
Delinda vazhdoi angazhimin e saj në Portokalli edhe gjatë muajve të shtatzënisë dhe dukej shumë aktive. Ajo është bërë e njohur për publikun më shumë me rolin e drejtoreshës së tatimeve, që i është kthyer në emër identifikues, tashmë.
Temat
Showbiz