Helmimi i Ertugrul beut rezulton fatal. Pas përpjekjesh të shumta të mjekut Artuk beu për ta shpëtuar, gjithçka rezulton e kotë. Më në fund ai detyrohet ta deklarojë vdekjen e Ertugrulit para familjes së tij. Më pas e gjithë familja të dalin në oborr për të dhënë lajmin e kobshëm, shkruan Syri.net.
Pas lajmit të humbjes së prijësit, Bamsi humb kontrollin dhe nuk e përmban dot veten.
Turguti me të vënë këmbën në kamp arrestohet, pasi akuzohet si njeriu që e kishte helmuar prijësin dhe nga momenti në moment pritet ekzekutimi i tij me preje koke.
Ndërsa, vëllai i Ertugrulit, Dundari, pasi ka marrë vesh se Turguti ishte njeriu i fundit që kishte takuar, para se të vdiste, kërkon kokën e komandantit të ushtarëve, bën të ditur Syri.net.
Zija ja mbulon kampin e Kajive dhe mes dhimbjes së madhe të gjithë përgatiten për të varrosin prijësin legjendar të fisit të tyre, ndërsa koka e Turgutit përkulet para xhelatit, jo gjithçka shkon sipas parashikimeve…
Lutjet e Ibën Arabit dëgjohen nga Allahu, i cili vendos ta ringjallë beun Kajive, por këtë të vërtetë e dinë vetëm pak vetë…