E djeg për së gjalli gruan në prezencë të fëmijëve (Video, +18)

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Rumani, ku një burrë i ka vënë flakën gruas së vet në prezencë të dy fëmijëve të tyre.

Pamjet e tmerrshme janë filmuar nga kamerat e sigurisë, ku shfaqet gruaja duke qëndruar në një restorant në qytetin Buhusi në pjesën veriore të Rumanisë.

Si pasojë e këtij veprimi rrëqethëse, gruaja e pafajshme ka pësuar lëndime të rënda trupore, e cila në momentin kritik ishte duke qëndruar në tavolinë me nënën dhe dy nga tre fëmijët e saj.

Situata u tensionua kur burri sulmoi gruan në prezencë të dhjetëra mysafirëve përfshirë edhe fëmijët e tij, ndërkaq pasi disa minutave ai i derdh një lëndë djegëse dhe i vë flakën, dhe largohet nga vendi i ngjarjes thuajse nuk ka ndodhur asgjë.

“Ata kishin probleme. Ai vazhdimisht e rrihte dhe gjithmonë ishte i dhunshëm. Për shkak të kësaj dhune të vazhdueshme, ajo kishte mbetur e traumatizuar së bashku me fëmijët”, ka deklaruar një i afërm i viktimës.

Temat
BotëLajme

Të afërta