A e dini pse aeroplanët kanë ngjyrë të bardhë?

A keni qenë ndonjëherë kureshtarë të dini pse të gjithë aeroplanët janë të ngjyrosur me ngjyrë të bardhë? Kjo është shkenca prapa saj!

Ngjyra e bardhë nuk ka shans të fshihet

Pasi i ekspozohet shumë diellit gjatë fluturimeve, ngjyrat e tjera ka shumë gjasë se do të fshiheshin, përderisa rrezatimi UV godet ngjyrën dhe nxitë procesin e fshirjes së ngjyrës. Ndërsa për ngjyrën e bardhë, duhet më shumë kohë për t’u fshirë.

Ngjyra e bardhë ka përparësi termike

Objektet e ngjyrosura me ngjyra të tjera – jo të bardhë – e absorbojnë dritën dhe kështu nxehen më lehtë. Përderisa objektet me ngjyrë të bardhë reflektojnë rrezet e diellit kështu që drita nuk konvertohet në nxehtësi. Kjo mundëson që kabina e aeroplanit të mbetet më e freskët, transmeton Gazeta Express.

Ngjyra e bardhë ofron pamje më të mirë

Dukshmëria është një tjetër arsye për ngjyrën e bardhë. Po flasim për ndonjë gërvishtje, çarje apo dëmtim tjetër në trupin e aeroplanit. Trupi i bardhë e bën më të lehtë që të shihet nëse aeroplani është çarë apo gërvishtur, sidomos përreth dritareve kështu që problemet të evitohen.

Temat
Fun

Të afërta