Drini Zeqo plane për t’u bërë baba…, tregon historinë e jetës (Foto)

Prej dy vjetësh, i ati i Drini Zeqos nuk jeton më.
Ai u nda nga jeta fare papritur, aq sa nuk arriti dot t’u linte të bijve mesazhet dhe amanetet që do të donte. Një prej shokëve dhe miqve më të mirë të Drinit në gjithë rrugëtimin e tij, edhe atë të televizionit, por nuk qe e thënë të shijonte edhe më gjatë sukseset e të birit dhe një ditë, t’u gëzohej edhe fëmijëve të tij.

I ftuar pasditen e sotme në “Rudina”, në Tv Klan, Drini e ka të vështirë të artikulojë pa dridhje zëri ndërsa flet për atë atin e ndjerë, aq sa e pranon që nuk e ka të lehtë këtë pjesë.

Për ta prezantuar me publikun ka zgjedhur këtë foto të të atit, kur ai ishte ende i ri. Këtë e bëri jo pa qëllim. Për gjithë vitet që jetoi dhe gëzoi pranë të birit, ai ishte për Drinin shoku i tij më i mirë: “Zgjodha këtë foto, kur ai ishte ende i ri për të treguar se për mua ka qenë gjithmonë shoku më i mirë…. Por, para se vija këtu, ua tregova këtë foto edhe disa miqve të mi, të cilët më thanë se këtu janë të dukshme mes nesh edhe ngjashmëritë fizike…” – tregon Drini pa e fshehur emocionin kur flet për të atin.

Megjithatë, edhe pse u largua nga jeta para kohe dhe pa u ndarë (për shkak të sëmundjes) ashtu siç i biri do të donte, Drini tha se i ati, pa folur, i la atij një mesazh të madh, një mesazh jete: “Ai dha një mesazh pa folur, pa e përmendur me fjalë, por që unë e kuptova. Jeta është shumë e shkurtër dhe ne nuk duhet, në asnjë mënyrë, të humbim kohën me gjëra të vogla e të parëndësishme; hatërmbetje, mërzi, më tha, i thashë etj. Ne duhet ta shijojmë në maksimum jetën dhe të mendojmë vetëm për gjërat e mëdha dhe të bukura. Dhe gjëja e madhe dhe e bukur është jeta…”

Kur vjen në jetë një fëmijë, ai është dashuria më e madhe e çdo prindi. Dhe këtë e kupton vetëm kur je bërë vetë prind: “Ti ke sjellë në jetë një fëmijë. Ajo është dashuria jote më e madhe. Unë uroj që të bëhem prind në të ardhmen për të marrë mesazhin e tij dhe të jetës.…” – thotë Drini duke iu referuar mesazhit të të atit.

E, meqenëse ai i la një mesazh jete, ashtu si çdo atë birit të tij, Rudina sërish ndërhyn për ta ngacmuar: meqenëse shprehu dëshirën për t’u bërë prind, si janë planet e tij në këtë drejtim? “Që të jem i sinqertë, nuk ka asgjë serioze, por jam duke menduar disa gjëra që mund të bëhen edhe serioze…”

Prisni lajme nga Drini!/ Class/

Temat
Showbiz

Të afërta