Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Serbi, Milovan Drecun ka thënë se Prishtina zyrtare po provokon një sërë incidentesh në Kosovë.
Sipas tij kjo po bëhet duke pasur si qëllim destabilizimin dhe përkeqësimin e situatës, por edhe për të shmangur formimin e komunave me shumicë serbe AKS-në.
“Ata kanë për qëllim që të zhvendosin vëmendjen dhe për të krijuar një situatë të re të komplikuar. Kjo lidhet me shmangien për krijimin e komunave me shumicë serbe”, ka thënë Drecun.