Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

“Dashuria iu kthye në urrejtje për Brad Pittin”

Angelina Jolie nisi procedurat për t’u shkurorëzuar nga aktori i Hollywoodit, Brad Pitt, dhe ajo ende nuk e ka marrë veten nga kjo.

Një person i afërt me 41-vjeçaren shprehet se e gjithë dashuria që Jolie ka ndier për babain e 6 fëmijëve të saj ka marrë një kthesë shumë të frikshme.

Të paktën kështu e cilësojnë miqtë e Angelinës që po përpiqen ta bëjnë të arsyetojë dhe të mos ketë kaq negativitet brenda vetes.

Për herë të parë që pas shkurorëzimit Angelina është shfaqur në premierën e parë të një filmi, po flasim për “First They Killed My Father”.

Atyre që e njohin shumë mirë aktoren u ka bërë shumë përshtypje qëndrimi i Jolie, që duhet thënë se ishte shumë larg atij të dikurshmit.

Angelina ishte shumë e mërzitur dhe në sytë e saj dallohej qartë gjithë ndjenja negative që kishte pushtuar zemrën e aktores, transmeton Oranews.

Burimi i lartpërmendur u shpreh “Ajo është shumë e mërzitur. Është një çmenduri. E gjithë ajo dashuri e pabesueshme dhe pasion që kanë patur ka ndryshuar 180 gradë dhe është kthyer në nervozizëm dhe

urrejtje. Miqtë e Angelinës po i kërkojnë asaj me urgjencë që të vijë në vete por ajo thjesht nuk mundet. Gjithë ky negativitet po e ha atë të gjallë. Angelina është e vendosur që nga gjithë kjo luftë mes saj dhe Brad ajo të dalë e fituara, pavarësisht se çfarë do t’i kushtojë asaj”.

Exit mobile version