Aguero te Interi? Man.City e pranon: PO, vetëm me një kusht

Ditët e fundit çështja “Aguero” është kthyer në një temë të nxehtë në futboll pasi klube të mëdha evropiane janë gati të bëjnë shpenzime të “çmendura” për të marrë shërbimet e sulmuesit argjentinas.

Së fundmi është raportuar se Manchester City ka ndezur dritën jeshile për të shitur Agueron por skuadra e Interit duhet të paguajë plot 93 milionë euro, shkruan “Football-Italia”, transmeton SYRI.net.

Ndërkohë në krahun tjetër po përflitet që pronarët e rinj të Interit gjatë merkatos së verës do të shpenzojnë plot 400 milionë euro.

Sipas burimeve të përditshmes “The Times”, Nerazzurri tashmë janë në dijeni sa kushton argjentinasi i cili kërkohet me ngulm nga Real Madrid, Atletico Madrid, Milani, dhe PSG-ja, shkruan SYRI.net.

E ardhmja e 28-vjeçarit ka qenë objekt i spekulimeve të fundit në merkato pasi Pep Guardiola preferon më tepër blerjen e re, Gabriel Jesus.

Temat
BotëSport

Të afërta