Duke qenë se jemi në fund të muajit shkurt, pritshmëria e të gjithëve është që i ftohti të largohet dhe të kemi mundësi të shijojmë disa ditë me diell.
Por ndërkohë që shumica prej nesh mezi pret të heqë xhupat (sepse ky dimër ka qenë ndër më të gjatët e më të ftohtët për shqiptarët), një pjesë e mirë e personazheve shqiptare duket se ende po shijon borën e këtyre ditëve.
Kanë qenë Flori Mumajesi dhe Kledi Bahiti të cilët me anë të një fotoje të postuar disa orë më parë në Instagram kanë treguar kënaqësinë e të pozuarit në borë. Prapa nuk ka ngelur as reperi Ledri Vula, i cili ka përfituar nga bora që bie për të shkrepur një fotografi artistike.
Ndërsa moderatoret Arbana Osmani dhe Marina Vjollca nuk kanë ngurruar që të marrin kohën e tyre këto ditë për të ushtruar sportin e skive. Menduat se qejfi i borës mbaroi për këtë vit? Ja pra që nuk ka mbaruar ende, këto personazhe shqiptare ende po e shijojnë shumë! /Blitz.al/