Kryetari i Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli nisi sot pasdite një vizitë zyrtare në Tiranë.
Në nisje të vizitës zyrtare, Veseli u prit në Morin nga Kryetari i Bashkisë Kukës Bashkim Shehu,me të cilin ndau vlerësimet për bashkëpunimin ndërkufitar.
Kreu i Kuvendit të Kosovës deklaroi për mediat se kufiri mes dy shteteve duhet të jetë i liberalizuar. Sipas Veselit, jo vetëm qytetarët e dy vendeve por edhe mallrat duhet të lëvizin siç lëviz shpirti i qytetarëve tanë.
Veseli: Është vizitë zyrtare e imja. Do të filloj me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta. Qëllimi është intensifikimi i raporteve tona. Do të vazhdojmë këto kontakte në mënyrë që shkëmbimet tregtare të jenë aq të lehta sa mos të mos vërehen fare. Duhet të thjeshtësohen barrierat doganore. Burokracia
institucionale duhet t’i shërbejë bizneseve. Unë shpresoj se do të punohet që të mos ketë radhë pritjeje. Mallrat duhet të lëvizin aq sa lëviz edhe shpirti jonë shqiptar në dy anët e kufirit.
Veseli ndër të tjera u shpreh se institucionet dhe qeveritë e dy vendeve duhet të punojnë për heqjen e barrierave burokratike dhe shmangien e procedurave që shqetësojnë qytetarët e të dy vendeve.