Forcat e Vladimir Putinit janë duke kryer një ushtrim tejet të vështirë ushtarak të Luftës së Ftohtë në temperatura shumë të ulëta në Arktik, derisa Rusia vazhdon ta forcojë prezencën ushtarake në rajon.
Një konvoi i tankeve të padepërtueshme dhe kamionëve të borës është parë duke lëvizur shpejt dhe zhurmshëm mbi detin e ngrirë Laptev, transmeton Express.
Njësitë ushtarake do t’i testojnë pajisjet e reja dhe uniformat e specializuara të cilat mund t’i përballojnë temperaturat -30C gradë celsius pasi kanë udhëtuar nga porti i Arktikut “Tiksi” në ishullin e Kotelny.
Zv/ministri i Mbrojtjes i Rusisë, gjenerali Dmitry Bulgakov, ka thënë se qëllimi kryesor është që të hulumtohen dhe testohen modelet e reja dhe premtuese të armëve në Arktik.
Fjalët kyçe
Rusia