Krizë e urisë është shpallur në disa pjesë të Sudanit Jugor.
Kjo është hera e parë që shpallet një gjendje e tillë në botë, në gjashtë vjet.
Qeveria e Sudanit Jugor dhe Kombet e Bashkuara thonë se 100,000 njerëz përballen me uri, ndërsa mbi një milion të tjerë janë në prag të urisë.
Lufta civile dhe kolapsi ekonomik shihen si arsyet kryesore.
Paralajmërime për uri ka pasur edhe në Jemen, në Somali dhe në verilindje të Nigerisë, por Sudani Jugor është i pari që e shpall.
Fjalët kyçe
krize urie