Përgjithshme

Seks i tërbuar në mes të qytetit, por çiftit i ndodh e papritura…

By first-channel.tv

February 20, 2017

Të pushtuar nga pasioni i pakontrolluar, ata zgjodhën vendin më të keq të mundshëm në qytet për ti dhënë jetë ndjenjave të tyre. Një çift është parë duke bërë seks në sheshin “Nettuno” në Bologna të Italisë fqinjë.

Ai 33 vjeç nga Palermo, ndërsa vajza 45 nga Bologna, janë zhveshur pjesërisht dhe kanë nisur të bëjnë seks para syve të kalimtarëve.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 21. Kalimtarët kanë qenë ata që kanë lajmëruar policinë. Efektivët, pasi shkuan në vendngjarje, gjetën çiftin e zjarrtë ende duke kryer marrëdhënie seksuale.

Pasi janë veshur, ata janë denoncuar për akte të turpshme në vende publike.

Siç raportojnë mediat lokale, burri ishte krejtësisht i dehur.