Të gjithë kemi një shok që nuk ia vlen të bësh plane. Është djali që thotë që do vijë në kalçeto dhe afër orës së lojës tërhiqet për shkak të një “ndrydhjeje kyçi” ose vajza që i përgjigjet me Po një ftese ditëlindjeje dhe 15 minuta para darkës thotë që është sëmurë. Për të tretën herë brenda javës.
Megjithatë ata janë miqtë e tu dhe ti do të besosh që arsyeja është e vërtetë. Por, thellë nuk mund të heqësh dyshimin që më shumë sesa artikulacionet dhe sistemi i tyre imunitar janë të dobëta arsyet e tyre. Pak rëndësi ka sa shanse të dyta e të treta u jep këtyre njerëzve, ata gjejnë gjithmonë një mënyrë për t’ju lënë në baltë. Ata gjithmonë heqin dorë. Ajo që nuk di ti, megjithatë, është pse e bëjnë.
Është acaruese? Sigurisht. Keqdashëse? Në asnjë mënyrë jo. Po ta kesh njohur prej kohësh e di që mendimet e tij ose saj janë larg synimit për të lënduar të tjerët. Ndoshta ai ose ajo ka probleme me premtimet, ose kujtesë të dobët. Carlin Flora e Psychology Today, shkruan që mund të ketë disa arsye psikologjike pas kësaj.
Brent Roberts, pedagog psikologjie në Universitetin e Illinois Champagne që është cituar nga artikullin e Floras, thotë që ata që heqin dorë gjithmonë nga planet kanë defekte të mëdha ndërgjegjësimi. Ky term tregon një tipar të personalitetit që formohet “në sasi të barabartë nga industrializimi, kontrolli i impulsive, përgjegjësitë ndërpresonale dhe konvencionaliteti.” Roberts vazhdon të shpjegojë që këta njerëz angazhohen në stile më të mira jete dhe si pasojë jetojnë më gjatë, të qenit kështu u sjell përfitime në jetën akademike, zyrtare dhe martesore.
Sipas Roberts, shoku ynë planprishës përmirësohet me kalimin e kohës. Roberts mbështet idenë që shoqëria amerikane, por dhe të tjerat e civilizuara, janë të ndërtuara në një formë që përgjegjësia është e pashmangshme. Thënë ndryshe, duke u rritur gjatë dekadës së tretë të jetës, njerëzit e lëkundur duhet ta ngacmojnë “impulsin e tyre të kontrollit” që të rritet gjatë moshës së mesme.
Deri atëherë, megjithatë, ti duhet të sforcohesh për t’u marrë me këta shokë të veçantë. Por ndërsa shkenca e ka përcaktuar tipin e këtyre njerëzve si shkaktar të gjithë çështjes, njerëzit që i njohin nga afër kanë zbuluar disa arsye të tjera, gjithashtu:
Ata nuk thonë dot jo Shumë njerëz janë njerëz “po, patjetër”. Kjo nuk i bën të këqij. Por i bën pak si shumë të devotshëm. Do të dalim për vrap? Po, do vij dhe unë! Oh, do të shkosh në tenis të dielën?
Eee, është ai spektakli që ndjek unë, por do vij, patjetër! Pra, kur këta njerëz largohen nga interesi fillestar, nuk e bëjnë me qëllim të keq. Nuk është që u del diçka më e mirë për të bërë dhe heqin dorë nga ty dhe planet e tua, si më pak të bukura. Ata ndoshta thjesht nuk ishin vërtet të interesuar që në fillim dhe nuk kanë pasur zemër t’jua thonë drejtpërdrejt.
Tymosin bar
Nëse shoku yt tymos pak hashash, kjo mund të jetë shtysa kryesore e sjelljes së tij të ndryshueshme. Mos harro hashashi është një hobi i vështirë për t’u praktikuar njëkohësisht me një stil jete shumëfunksional, të përgjegjshëm. Në të vërtetë, shoku ua ka pasur me të vërtetë ndër mend të ndiqte angazhimet me ty, në kohën kur ka thënë po, por tani që ka pesë orë që është zhytur në divan duke thithur bar dhe duke parë sezonin e gjashtë të “Dexter”, me premtimet nuk mundet t’ia dalë.
Ata thjesht nuk e vrasin mendjen Një arsye tjetër që njerëzit ndryshojnë planet shpesh, është që nuk duan t’ia dinë shumë në fund. Për ata “nuk është ndonjë gjë e madhe.” Ata mund të prishin rezervimin e darkës, ose lojën e kalçetos. As nuk u interson fare. Ata e dinë edhe që kjo që po bëjnë është një gomarllëk, por prapë duket që nuk e vrasin mendjen. Dhe kjo histori vazhdon.
Kanë një jetë shumë të zënë E ke menduar ndonjëherë që këta njerëz mund të kenë justifikime të vlefshme për këtë paqëndrueshmëri? Ndoshta ai ose ajo nuk mund të hajë darkë me ty sonte sepse ka një arsye të fortë. Ndoshta diçka e papritur i ka dalë përpara. Ti ndoshta nuk e di ç’po ndodh në jetën e tyre, kështu që është më mirë t’i kuptosh. Ky njeri mund të ketë probleme me të dashurën, apo shqetësime në familje, ku i dihet, ose duhet të kujdeset për fëmijët pas punës. Ti nuk e di. /psikologjia.org