Nënpresidenti amerikan, Mike Pence, ka thënë se po kërkon eksplorimin e mënyrave për “të thelluar marrëdhëniet tona me Bashkimin Evropian dhe komunitetin evropian”, në fillim të takimit të tij me
shefen e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, raporton Reuters
Pence ka hapur një ditë takimesh në BE dhe NATO me Federica Mogherini nga BE në Bruksel.
Pence është përballur me skepticizmin e thellë në mesin e liderëve evropianë mbi drejtimin e politikës së jashtme të administratës së re të presidentit Donald Trump, raporton Star-Telegram.
Trump-i ka qenë përkrahës i votimit në Britaninë e Madhe për dalje nga BE vitin e kaluar, i njohur si Brexit. Ai ka sugjeruar se BE së shpejti mund të shpërbëhet.
Pence ka shprehur përkrahjen e fuqishme të administrates amerikane për NATO-n gjatë fundjavës.