Në këtë fabrikë punëtorët detyrohen t’i bartin deri në 15 tulla në kokë për vetëm 13 euro në ditë

Punëtorët në një fabrikë të tullave në Azi janë të detyruar që t’i bartin hiç më pak se 15 tulla në kokë në kushte të rënda për një rrogë prej vetëm 13 eurove në ditë.
Duke punuar kryesisht në diell, këto fotografi të bëra në fabrikën e tullave në Lalitpur, afër Kathamndu, Nepal, janë bërë dje, transmeton Express.

Fabrikat në këtë vend janë bërë famëkeqe për përdorimin e punëtorëve fëmijë.

Raportohet se në këtë vend gjenden 750 fabrika, edhe pse vetëm dy të tretat e tyre janë të regjistruara në Qeveri.

Vlerësohet se mes 150.000 dhe 175.000 njerëz janë të punësuar në fabrika të tullave nëpër Nepal.

Vitin e kaluar, Himalayan Times raportoi se rreth 10.000 fëmijë po punonin në furra të tullës vetëm nëpër Bhaktapur.

Besohet se punëtorët në këto fabrika paguhen jo më shumë se 13 euro në ditë.

Temat
Përgjithshme

Të afërta