Ai është Kivanc Tatlitug dhe është pengu i shumë femrave rreth e rreth botës.
I njohur ndryshe si Bred Piti i Turqisë, Kivanc u theu zemrat mijëra femrave duke bërë publike lidhjen me Basak Tatlitug, sot bashkëshortja e tij.
Por të shumtë kanë qënë dhe zërat negativë në lidhje me pamjen e vajzës përkrah tij e cila ndoshta për sytë tonë nuk është në pritshmëritë tonë, por kjo ska asnjë rëndësi për Kivanc dhe së fundmi ai e ka demostruar këtë.
Një përdorues i rrjetit Instagram komentoi në foton e tij me gruan se ajo nuk është e bukur dhe aktori simpatik i ka kthyer një përgjgje të meritur.
“Mos u bë i pacipë! E para, nuk quhet “kjo”; e ka emrin Başak Tatlitug. Merreni vesh këtë!
Unë nuk e bazoj martesën time në komentet e të tjerëve. Njeri i pakënaqur, ik shko nxirre diku tjetër helmin e zemrës tënde të keqe.
Ti dhe shokët e tu që ju pëlqen të kritikoni, pse jeni kaq shpirtligj?”, -shkroi ai.
Padyshim që Kivanc është mashkulli i ëndrave dhe me këtë përgjigje I vuri “kapakun” çdo dyshimi.