Ka kohë që Prishtina është duke u përballur me ndotjen e ajrit.
E shumë njerëz janë sëmurë nga ndotja e ajrit,transmeton Gazeta Express.
Kjo gjë po i pengon edhe bukuroshes shqiptare Afërdita Paqarada.
Ajo në profilin e saj ka postuar një fotografi e ku ka lënë një mbishkrim ku tregon se dielli tani ka një konkurrencë për rrezikun e lëkurës e që është pikërisht ndotja e ajrit.
‘O Diell, tani e ke një konkurrencë. Dikur , moooti…ke qenë rreziku kryesor për lëkurë, por ky epitet i yti tani mund të ndahet me ndotjen e ajrit.Mjerisht, kjo është Prishtina ime’, kishte shkruar ajo në profilin e saj në Instagram.
Temat
Showbiz