Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

FOTO/ Milani kërkon sulmuesin nga Premier League

Sulmuesi Lucas Perez në fund të sezonit pritet të largohet nga Arsenali për shkak të hapësirave me pikatore të rezervuara nga trajneri Arsene Wenger.

Janë burime të përditshmes italiane “Il Messaggero” të cilat zbulojnë një interesim të skuadrës së Milanit për sulmuesin spanjoll, transmeton SYRI.net.

Drejtues të “Rossonerëve” janë treguar të gatshëm të ofrojnë 20 milionë euro, ndërsa transferta pritet të kompletohet me sukses gjatë merkatos së verës.

Megjithatë Perez nuk është opsioni i vetëm pasi po shqyrtohet mundësia e transferimit të Alexis Sanchez, Benzema dhe Pierre-Emerick Aubameyang.

Exit mobile version