Një natë para martesës së djalit të tij, një baba i jep disa këshilla të thjeshta se si t’ia kalojë mirë me martesën. Pasi dëgjoi me kujdes i biri vendos që të vejë në praktikë këshillat, por me një rezultat shumë të veçantë.
Teksa janë duke pirë një gotë verë babai i thotë djalit të tij Mike:
“Biri im, më lejo të jap disa këshilla. Natën e parë të martesës, kur nëna jote dhe unë ishim në dhomën tonë, unë hoqa pantallonat dhe ia dhashë asaj: ‘Ja ku i ke, provoji’ i thashë.’Nuk mund t’i vesh janë shumë të mëdha’, m’u përgjigj ajo. Pikërisht, ia ktheva, unë do t’i mbajë pantallonat në këtë familje dhe kështu do të jetë përgjithmonë, e që atëherë nuk ka pasur ndonjë problem.”
Mike natën e parë bën të njëjtën gjë, heq pantallonat dhe ia jep gruas dhe i thotë t’i provojë. Sigurisht dhe përgjigja e vajzës është: “Nuk më bëjnë.” “Kështu do jetë gjithmonë”, i thotë djali.
Por vajza heq të vetat dhe i thotë: “Provoji ti tani”.
Teksa provon dhe provon, më në fund dorëzohet dhe Mike ia kthen: “Nuk më bëjnë.”
“”Pikërisht, s’mund ta bësh këtë”, përgjigjet ajo. “Dhe kështu do të mbetet nëse nuk ndryshon qëndrimin tënd qesharak”, duke e lënë atë me gojë hapur.
Djali ka vendosur që bisedën ta ndajë në rrjetet sociale, për të treguar se vërtetë kohët kanë ndryshuar.