Të paktën 14 persona, shumica e të cilëve studentë të një kolegji, kanë vdekur sot kur autobusi i tyre i marrë me qira pësoi prishje të frenave në një rrugë tatëpjetë dhe e goditi një shtyllë elektrike, njoftojnë zyrtarët filipinas.
Dhjetë nga viktimat vdiqën në vend, ndërsa katër të tjerë vdiqën në spital pas aksidentit në qytetin kodrinor, Tanay, në provincën Rizal në lindje të Manila, transmeton Express.
Më shumë se 40 të tjerë, përfshirë dhe shoferin, janë lënduar dhe dërguar në spital.
Disa nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë.
Temat
Lajme