Një ngjarje e shëmtuar i ka ndodhur blogeres së njohur Armina Mevlani.
Një ditë pas Shën Valentinit ajo ka pësuar një frakturë në këmbë. Gjendja e saj shëndetësore ëshët jo fort e mirë dhe Armina e cilëson si “Syri i keq”. Ky incident po e mban larg aktiviteteve të saj të përditshme.
“Kjo eshte gjendje ime prej 5 ditesh qe me ka bere deri diku inaktive .Ndonjehere e ngarkojme veten me shume pune apo strese ditore pa kuptuar se sa i rendesishem eshte shendeti! Fraktura ne kembe do me zgjase 1 muaj e dy jave ne veshtiresi per te ecur dhe ku me ndodhi fiks nje dite pas Shen Valentinit dhe jo duke bere seancen e perhershme te joges apo palestres por duke ecur thjeshte ne rruge.
Nuk do ta kem te mundur pjesmarrjen ne shume aktivitete , ashtu sikurse as ne javen e modes e cila eshte pjese e punes sime ne blogg , por jam duke e pare pozitivisht si nje pushim (edhe pse ne dyqan do vazhdoj te jem e pranishme) nga udhetimet per pune.Gjithmone kur dicka e tille ndodh themi “syri i keq”
por realisht duhet te jemi falenderues Zotit qe na jep shendet, te tilla gjera jane te parendesishme kur mendoj se ka shume njerez te cilet vuajne nga semundje shume te renda!Amin”-shkruan Armina Mevlani në postimin e saj në Facebook.