Vdes njeriu i verbër i cili frikësonte Amerikën me sulme terroriste

Kleriku i verbër, që konsiderohej si ideatori i një serie sulmesh terroriste që do të mbillnin vdekjen në Nju Jorkun e viteve 90, u nda nja jeta në një burg amerikan.

Sheikh Omar Abdel-Rahman, i cili dikur predikonte në xhamitë e Nju Jorkut, u dënua me burgim të përjetshëm në 1996-n për planifikimin e sulmeve në zona turistike të këtij qyteti, me qëllimin për të ndalur mbështetjen e SHBA-së për Izraelin dhe Egjiptin.

Ai u akuzua edhe për frymëzimin e bombardimit në “World Trade Center” në vitin 1993 ku vdiqën 6 persona, edhe pse nuk u dënua për këtë sulm. Gjykatësi në procesin e tij gjyqësor deklaroi se nëse planet e tij do të ishin vënë në veprim, mijëra njerëz do të ishin vrarë.

I pagëzuar me pseudonimin “Sheiku i verbër”, ai dyshohej gjithashtu për përfshirje në sulme të dhunshme në Egjipt e për bashkëpunim të afërt me Al Kaedën

Vdekja e Sheikh Rahman u njoftua në kryeqytetin egjiptian të Kairos nga familja e tij.

Temat
BotëLajme

Të afërta