Turqia i prodhon 10.000 armë automatike MPT-76 (Foto)

Turqia do t’i prodhojë hiç më pak se 10.000 automatikë “MPT-76” për Forcat e Armatosura.

“Rreth 10.000 automatikë ‘MPT-76’ do të prodhohen nga kompania vendore ‘Sarsilmaz Silah Sanayi’ në bazë të projektit për furnizim për armë automatike,” ka thënë Nënsekretariati i Industrive të Mbrojtjes të Turqisë, transmeton Express.

Armët automatike “MPT-76”, të cilat janë dizajnuar dhe zhvilluar nga vendorët, do t’iu shpërndahen forcave tokësore, detare dhe xhandarmerisë.

“Gjatë periudhës së prodhimit masiv të tyre, qëllimi kryesor është që të plotësohen nevojat e Forcave të Armatosura të Turqisë, si dhe të aleatëve të Turqisë,” sipas tij.

Temat
BotëLajme

Të afërta