Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Plaku që ia pa sherrin Azem Sylës! (Video)

Emri Azem Syla plakut 75-vjeçar nga fshati Ticë i Skenderaj, tani e një kohë të gjatë i ka sjell vetëm telashe.
Kudo në institucione ai ngatërrohet me ish-deputetin Azem Syla. Madje, pohon se si pasojë e kësaj është akuzuar për posedim të pesë banesave.

“ Mu po më thojnë që janë pesë banesa në emër të Azem Sylës. Kjo valla nuk është e vërtete. Unë veç këtë banesë e kam. Kurrë në jetën teme nuk jam takuar me Azem Sylen. Ata e kam pa veç në televizor”, thotë Syla. Ai ka treguar se ka pasur edhe probleme tjetra që lidhen me emrin e tij.

“ Për Slloveni me ka ardhë një letër, ma kanë çu sllovenët se kam punu 15 vjet. Me ka ardh në post. Posta e kanë cu te Azem Syla. Ai e ka marr këtë letër dhe ka deklaruar se nuk ka qenë kurrë në Slloveni”.

Exit mobile version