Një liqen masiv me karbon të shkrirë zbulohet nën SHBA

Një liqen masiv me karbon të shkrirë është gjetur nën SHBA dhe do të ishte një fatkeqësi për planetin, nëse do arrinte të çlirohej.

Shkencëtarët, duke përdorur sensorë sizmikë, kanë zbuluar një zonë të thellë në Tokë, të mbushur me karbon të shkrirë.

Liqeni 1,8 milion kilometra katrorë, është pothuajse i barabartë me madhësinë e Meksikës, dhe studiuesit thonë se ai ka potencial të shkaktojë dëme të parikuperueshme për mjedisin, shkruan Mail Online.

Zbulimi mund të ndryshojë perceptimin tonë se sa karbonit përmban Toka, duke sugjeruar se është shumë më tepër se sa besohej më parë.

Ai mund të përmbajë deri në 100 trilion ton karboni të shkrirë. /albeu.com/

Temat
Fun

Të afërta