Melania Trump aspak e lumtur si Zonjë e Parë

Një burim tjetër i familjes ka deklaruar se “ajo është e tmerruar për faktin se e tërë bota është tallur me të”.

Melania Trump nuk është aspak e lumtur me jetën e saj. Raportohet se ajo po lufton me realitetin e ri të krijuar pas triumfit të burrit të saj si president i SHBA-së dhe nuk është e gatshme të marrë përgjegjësinë si Zonja e Parë e SHBA-së. Miku familjar i Melanias, stilisti Phillip Bloch, ka folur për tabloidin “Us Weekly” rreth sikletit të Melanias.

“Kjo jetë nuk ishte ëndrra e saj. Ishte ëndrra e Donald Trumpit. Sinqerisht, e ka të vështirë t’i përballojë gjërat”, ka deklaruar ai.

Bloch ka shtuar se Melania e kishte të vështirë të përballej me përplasjet publike, posaçërisht pasi Gigi Hadid e kishte impresionuar atë gjatë ceremonisë së çmimeve ‘2016 American Music Awards’. Një burim tjetër i familjes ka deklaruar se “ajo është e tmerruar për faktin se e tërë bota është tallur me të”. Sipas tij, Melania ndien sikur bota me të cilën ishte mësuar të kënaqej është mbyllur për të, pasi shumë disenjatorë kanë refuzuar të dizajnojnë rroba për të.

Po ashtu, ëndrra e saj për të lansuar një brand të modës është dëmtuar rëndë pas një publikimi fals nga “Daily Mail”. Ajo ka ngritur padi kundër këtij tabloidi, por kjo ka çuar në atë që publiku ta akuzojë Melanian se po tenton të përfitojë para gjatë presidencës. Kjo ka bërë që ajo të ndihet e pikëlluar dhe e mjerë. /Zëri

Temat
Showbiz

Të afërta