Të paktën 160 mijë njerëz kanë marshuar dje në Barcelonë për t’i kërkuar qeverisë konservatore të Spanjës që t’i shtojë përpjekjet për të pranuar më shumë refugjatë nga vendet e shkatërruar nga lufta, siç është Siria.
Spanja i ka pranuar vetëm 1.100 refugjatë nga 17.000 sa është zotuar se do t’i pranojë, transmeton Express.
Marshuesit mbanin në dorë një baner të madh slogane të tjera me mbishkrimin “Mjaft më e Arsyetime! Pranonin Ata Tani!” dhe “Jo Më Vdekje, Hapeni Kufijtë!”.
Policia në Barcelonë ka thënë se 160.000 persona morën pjesë në marsh, ndërsa organizatorët e marshit kanë thënë se numri i pjesëmarrësve ka shkuar deri në 300.000.
Në shtator të vitit 2015, Qeveria e Spanjës u zotua se do t’i pranonte 17.337 refugjatë brenda dy viteve; 15.888 nga kampet e Italisë dhe Greqisë dhe 1.449 nga Turqia dhe Libia.