Komuna kërcënon se do të marrin masa ndaj qytetarëve që përdorin taksitë ilegale

Komuna e Prishtinës, përmes një njoftimit, ka paralajmëruar se do të marrim masa ndaj qytetarëve që përdorin taksistët ilegalë. Kanë paralajmëruar edhe masa ndaj operatorëve ilegalë, të cilët operojnë në linjat 1 dhe 4. Taksistë ilegalë të këtyre dy linjave janë të dyshuarit kryesor se thyen dje xhamin e autobusit të ri.

Komuna e udhëhequr prej Shpend Ahmetit i ka kërcënuar qytetarët e Prishtinës se do të marrë masa nëse përdorin taksistët ilegal për të qarkulluar nëpër kryeqytet.

Njoftimi është bërë pasi janë lëshuar për qarkullim autobusët e parë nëpër linjat 1 dhe 4. Pikërisht këto linja vazhdojnë të operojnë taksistët ilegalë, që vazhdojnë të ofrojnë shërbime për bartjen e qytetarëve.

“Me Drejtorinë e Inspekcionit jemi vazhdimisht në terren duke krijuar kushte për punë të mëtutjeshme të Trafikut Urban, dhe do të ndërmarrim masa ndaj çdo operatori ilegal që e hasim, si dhe ndaj qytetarëve që shfrytëzojnë operatorët e tillë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Sipas njoftimit, në linjat 4 dhe 1 janë sistemuar 30 autobusët e rinj, dhe sapo të vinë edhe 21 të tjerë do të mbulohet edhe linja 3.

“Iu bëjmë thirrje që të heqin dorë nga transporti ilegal, ashtu që ta fuqizojmë edhe më shumë, edhe më shpejtë, ndërmarrjen tonë publike”, thuhet më tej në njoftim.

Ndërkohë, dje është raportuar se një autobusi të ri i ishte thyer xhami.Hetimet e para kanë treguar se të dyshuarit e parë janë taksistët ilegalë që operojnë në linjat 1 dhe 4.

Temat
LajmeVend

Të afërta