Giovanna Antonelli, ose siç njihet ndryshe me emrin Zhade, është një artiste që do të mbahet mend gjatë.
Kjo sepse ajo mbërtheu para ekranit mijëra shqiptarë në vitet 2004-2005. Brenda serialit “Kloni”, gjeje drama familjare, filozofi, tradhti, dashuri, sakrifica, dhunë, dhe risi të shkencës, siç ishte klonimi. Përpos vlerave dhe vlerësimeve të filmit, aktorja kryesore zotëronte një magji të të bërit për vete edhe publikun nga shtëpia.
Me siguri nuk i keni harruar as protagonistët tjerë të këtij seriali. Carla Diaz kishte rolin si vajza e Zhades dhe në atë kohë ishte e vogël, por tash është rritur dhe ka ndryshuar plotësisht.
Temat
Showbiz