Izraeli thotë se synimi kryesor i Iranit është që ta minojë Arabinë Saudite

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Avigdor Lieberman, ka thënë sot se Irani ka një synim kryesor dhe ai është që ta minojë Arabinë Saudite në Lindje të Mesme.

“Irani synon që ta minojë stabilitetin në cdo vend të Lindjes së Mesme… destinacioni i tyre i fundit është Arabia Saudite,” ka thënë Lieberman para një delegacioni në Konferencën e Sigurisë Në Munih, transmeton Express.

Ai ka thënë se pret t’i dëgjojë komentet e ministrit të Jashtëm të Arabisë Saudite, Adel al-Jubeir.

“Ndarja e vërtetë nuk janë hebrenjtë dhe myslimanët, por janë njerëzit e matur kundër njerëzve radikalë,” ka shtuar ai.

Temat
BotëLajme

Të afërta