Policia në Sri Lanka njofton se të paktën 10 njerëz kanë vdekur dhe shtatë të tjerë janë shpëtuar pasi që anija me të cilën po udhëtonin u përmbys në bregdetin jugperëndimor të vendit.
Zëdhënësi i policisë së Sri Lankës, Priyantha Jayakody, ka thënë se anija ishte në mesin e 19 anijeve që porën pjesë e një festival fetar në qytetin e peshkimit, Beruwala, rreth 60 kilometra në jug të kryeqytetit, Colombo, transmeton Express.
Tragjedia ndodhi teksa anija po kthehej nga festivali fetar.
Nuk është e qartë se sa persona ndodheshin në anije kur u përmbys.
Një kërkim për të mbijetuar të tjerë është duke vazhduar.