Edona në krahët e bashkëshortit në vikend (FOTO)

Këngëtarja e njohur, Edona Llalloshi, ka ditur mjaft mirë që jetën e saj private dhe profesionin ti çojë paralelisht duke mos i përzier aspak.

Me të fituar epitetin e të qenurit nënë e dy fëmijëve tashmë Edona duket se ka arritur ta çojë jetën në vendin ku ka dashur qysh në fillimet e karrierës së saj.

Krahas koncerteve e angazhimeve të shumta Edona po gjen kohë edhe për familjen e një gjë të tillë e ka bërë edhe këtë të diel teksa publikoi një fotografi ku shihej përkrah bashkëshortit, të cilin nuk është se e ekspozon shumë në publik.

Çifti shkëlqenin në këtë fotografi duke lënë të kuptohej se ata po kalojnë momentet më të lumtura të jetës së tyre. /Prive.al/

Temat
Showbiz

Të afërta