Kanny Kate është shndërruar nga një adoleshente e pa punë në një mbretëreshe me diamante në vlerë prej 250 mijë funte.Apetiti i saj për biznes e ka bërë këtë vajzë, e cila është nënë e 3 fëmijëve, një milionere qysh në moshë të re.
Momenti i fillimit të një jete të re për 18 vjeçaren, asokohe nënë, ishte kur njëherë ishte ndalë elektriciteti në shtëpinë e saj dhe kjo kishte vendosur të ndryshonte plotësisht jetën e saj, raporton lajmi.net.
Ajo e kishte filluar këtë duke hulumtuar për punë, ku e kishte induar një vend të punës si një sekretare në një kompani të Liverpoolit dhe pastaj kishte përfunduar duke e udhëhequr atë.
Kate pastaj i kishte investuar të ardhurat e saja në patundshmëri, lokale të ndryshme, sallone bukurie, dyqane etj., dhe tani jeton një jetë shumë luksoze.
Ajo e rikujton kohën kur prindërit e saj nuk kishin para për ti blerë kësaj gjërat që i dëshironte dhe kjo duhej të punonte në një kamion ku shiteshin hamburger për të fituar para, dhe ishte vetëm 14 vjeçe.
Ajo shtatzënë kishte mbetur aksidentalisht, dhe kishte qenë një periudhë shumë e vështirë për të.
Edhe pse kishte qenë shumë e re, familja e saj e kishin mbështetur atë.
Pas lindjes së fëmijës me parë ajo ishte ndarë me të dashurin e saj.
Ajo pastaj kishte filluar punën si sekretare ne nj dyqan, pastaj ishte bërë arkëtare, dhe kur i kishte mbushur 23 vjeçe ajo veçse e drejtonte dyqanin.
Ajo tregon se sa vështirë kishte qenë për të pasi që edhe i duhej të punonte një punë me orar të plotë dhe të përfundonte shkollën gjatë natës.
Edhe shefi i saj e kishte mbështetur atë dhe ajo me paratë që i fitonte i kursente derisa kishte filluar të blejë prona të ndryshme, sallone bukurie etj.
Vetëm 3 vite më vonë ajo ishte duke e jetuar një jetë shumë luksoze dhe ekstravagante, ajo udhëtonte në tërë botën.Plush … Kate’s sprawling home
Ajo kishte shkuar në Dubai 7 herë dhe kishte qëndruar në hotelin Atlantis, gjithashtu kishte qenë edhe në Malvide, Tajlandë, Mauritius etj.
Ajo kishte filluar të shpenzonte rreth 25,000 funte vetëm në rroba dhe bënte festa të ndryshme që kushtonin shumë, mirëpo ajo nuk pendohet aspak
Sidoqoftë, ajo i ka 10 këshilla për të gjithë ata që duan të bëhen ndërmarrës, e të cilat lajmi.net i sjell për ju.
– Gjithmonë besoni në vetvete
– Mos u frikësoni të bëni gabime
– Menaxhimi i kohës është çelësi i çdo biznesi të suksesshëm
– Mësojeni çdo aspekt të biznesit tuaj
– Kur ta dini se çfarë dëshironi, filloni të shkoni nëpër kurse të ndryshme
– Provoni të shpenzoni sa më pak kur të filloni biznesin tuaj
– Dojeni punën që e bëni
– Dhe mos e harroni se askush nuk është më i mirë se ju