I dyshuari për heqjen e flamurit turk në Prizren i bie pishman

I dyshuari për heqjen e flamurit turk në Prizren, është penduar për veprimin që ka bërë, në 9- vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duke thënë se veprimi i tij, ka qenë spontan dhe i pamatur.

Avokati Gent Gjini tha se klienti i tij, në seancën e parë gjyqësor, pasi ka pranuar veprimin që ka bërë, ka shprehur keqardhje dhe kërkuar falje.

“Ai ka shprehur keqardhje dhe pendim për aktin që e ka bërë”, tha Gjini, shkruan PrizrenPress.

Flamuri turk në Prizren, është hequr në festën e Pavarësisë së Kosovës, kurse Policia pas hetimeve, ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin.

Avokati Gjini tha se heqja e flamurit turk, nuk ka prapavijë politike.

“Nuk ka prapavijë politike, ndonjë organizim strukturor apo joshje materiale. Kjo ka rrjedhur krejtësisht në mënyrë spontane pa ndonjë arsyetim”, tha ai.

Vitin e kaluar në këtë qytet, ishte sulmuar edhe Konsullata e Përgjithshme e Turqisë. Ajo, ishte sulmuar me koktej molotovi. Ndërkaq, të dyshuarit u patën penduar për veprimin e tyre.

Temat
LajmeVend

Të afërta