A e keni ditur përse nuk duhet të vishni sytjena kur shkoni në shtrat për të fjetur? Nëse jo, mësojeni më poshtë!
Reduktohet qarkullimi i gjakut
Ky është një problem veçanërisht nëse sytjenat tuaja janë shumë të ngushta, dhe kjo mund ta bëjë edhe gjumin mjaft të pakëndshëm.
Hiperpigmentimi
Pjesa elastike e sytjenave mund të shkaktojë njolla të errëta në lëkurë nëse është shumë e ngushtë. Kjo mund të bëhet edhe më e keqe nëse i mbani ato më gjatë, kështu që t’i jepni lëkurës tuaj një pushim gjatë natës mund të mos jetë një ide e keqe, transmeton lajmi.net.
Djersitje dhe irritim i lëkurës
Sytjenat mund të çojnë në skuqje dhe kruarje në përgjithësi. Është mirë për lëkurën tuaj që ajo të marr pak ‘frymë’ gjatë natës, kështu që hiqni ato kur shkoni për të fjetur.
Nuk mund të pushoni siç duhet
T’i mbash sytjenat veshur edhe gjatë kohës së gjumit mund të shkaktojë më shumë lodhje se sa pushim. Nëse i mbani veshur gjatë natës ato do të bëjnë që të keni një gjumë të parehatshëm.
Bllokim limfatik
Kjo mund të ndodh nëse sytjenat tuaja janë të ngushta. Nëse sytjenat janë të ngushta, ato mund të shkaktojnë edemë apo grumbullim të lëngjeve në gjinjtë tuaj.
Cistë apo irritime të tjera
Kjo mund të ndodh nëse vazhdimisht flini me sytjena. Nëse vazhdoni të insistoni për të fjetur me to, sigurohuni që ato të jenë të lirshme mjaftueshëm dhe jo të ngushta.
Rriten shanset për kancer në gji
Në një studim të kryer vite më parë, sugjerohet se të mbash sytjena jo vetëm duke fjetur por edhe gjatë ditës rriten shanset për kancer në gji. Kështu, shumica e femrave në botë po zgjedhin që të mos veshin fare sytjena. (lajmi.net)
– See more at: http://lajmi.net/arsyet-pse-nuk-duhet-te-vishni-sytjena-gjate-fjetjes/#sthash.KXPyp9ei.dpuf