Pas vetëm tri javëve nën presidencën e Donald Trumpit, duket se Elizabeth Smithit nga Norwalk, Ohio e SHBA-së, i ka mjaftuar me aq.
Më 13 shkurt, 87-vjeçarja vdiq në një strehimore pleqsh e rrethuar nga familja, sipas shpalljes së vdekjes së saj, transmeton Express.
Po në atë shpallje të vdekjes së saj, Smith, e cila ishte anëtare aktive e kishës katolike “St. Mary” dhe Partisë Demokratike në Huron County, i shfaqi ndjenjat e saj rreth presidentit të ri amerikan.
“Liz [Elizabeth] po buzëqesh tani, sepse nuk do të jetojë gjatë presidencës së Trumpit,” thuhej në shpallej e vdekjes së saj.