Zyrtarët e VV në shtëpinë e Ambasadorit ankohen te delegacioni i SHBA’së për demarkacion e dialog

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, në krye me Visar Ymerin, sot kanë pasur një takim të rrallë më zyrtarë amerikanë. Takimi i tyre me përfaqësuesit e Komisionit për Partneritet Demokratik të Kongresit të SHBA’ve, ka ndodhur në rezidencën e Ambasadorit amerikan. Drejtuesit e VV’së këtë rast e kanë shfrytëzuar që të ankohen për demarkacion e dialog.

“Pata kënaqësinë sot t’i takoj, në Residencën e ambasadorit amerikan, bashkë me deputeten Puhie Demaku, përfaqësuesit e Komisionit për Partneritet Demokratik të Kongresit të SHBA-ve, në mesin e të cilëve kongresisti Peter Roskam, udhëheqës i delegacionit, dhe kongresisti demokrat David Price”, ka shkruar lideri I VV’së, Visar Ymeri në një postim në Facebook.

Ymeri më tutje ka thënë se me këtë delegacion ka biseduar për zhvillimet politike në Kosovë, e veçanërisht për pengimin e sovranizimit që Kosovës po i bëhet nga Serbia dhe dialogu.

“Me ta diskutuam për zhvillimet politike në Kosovë, e veçanërisht për pengimin e sovranizimit që Kosovës po i bëhet nga Serbia dhe dialogu me të e koncesionet ndaj saj, dhe për cenimin e territorit përmes marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi. Rruga e vetme përpara për Kosovën është ajo e sovranizimit, barazisë, zhvillimit, mirëqenies. Kjo është një rrugë tjetër, e kundërt me atë që e kemi ndjekur tash e 9 vite. Rruga e Kosovës është në kundërshtim të rrugës së qeverisë”, ka thënë Ymeri.

Temat
LajmeVend

Të afërta