Një burrë ka zbuluar në një mënyrë të habitshme se bashkëshortja e tij ishte një prostitutë dhe punonte një shtëpi me pullë të kuqe.
Igor Alexeev nga Rusia, ishte duke ndjekur edicionin e lajmeve kur papritur shikon fytyrën e gruas së tij në kronikën që po fliste për arrestimin dhe kapjen në flagrancë të një grupi prostitutash.
Ai ka mbetur i shtangur nga ky zbulim, por nuk e la me kaq… ai u fut në internet dhe aty gjeti se gruaja e tij e shiste trupin për 200 paund, për një natë tërë të ‘mbushur me pasion’.
Sigurisht pasi mësoi se çfarë punë bënte gruaja e tij, ai i kërkoi asaj menjëherë divorcin ndërkohë që fitoi edhe kujdestarinë për vajzën e tyre të vogël.
Temat
Përgjithshme