Ne qindra e mijera vite, qe ne lashtesi, kureshtia per te hulumtuar qiellin te mbushur plot yje ka qene e pashmangshme. Endrra e njeriut per te pushtuar hapesiren e gjejme qe ne lashtesi, tek greket e lashte, ku nepermjet Hermesit, perendise qe udhetonte ne qiell si lajmetar i perendive, grekeve u dukej sikur kishin pushtuar boten qiellore me perfaqesues “Hermesin”, ashtu si njeriut te sotem i duket sikur ka pushtuar hapesiren kozmike, me nje rakete kozmike te hedhur ne hapesire apo nje aparature vrojtuese elektronike, siç jane satelitet artificiale. Ne fakt, endrren per nje njeri mbi kozmosin e gjejme tek babilonasit, me kullen e tyre te famshme “Babel”, ku nepermjet asaj kulle donin te kapercenin qiejt, te arrinin perendine, egjiptianet e lashte besonin se udheheqesi e tyre faraone, kishin kontakt me perendite qe udhetonin e vinin nga yjet, fisi maja pretendonte qe fara e tyre ishte prej qiejeve, mitet e shumta flasin per endrren njerezore per te pushtuar Universin.
Por a mundet njeriu te pushtoje Universin?
Me nje vezhgim te thjeshte, duken si diçka e vogel dhe e kapshme por realiteti na flet ndryshe, kjo sasi yjesh perbehet prej grumbuj yjesh, gazesh, materiale te tjera kozmike qe rrotullohen rreth nje berthame qendrore, ku ne pamjen e jashtme ngjason me formen e nje spiraleje si nje disk fluturues, te gjendur ne muralet e lashtesise disa qindra e mjera vjeçare, ku grumbuj yjesh jane quajtur Galaktike.
Galaktika jone ne te cilen gjendet Toka, Dielli dhe planetet e tjera te sistemit diellor nuk eshte veçse nje pjese shume e vogel e ketij sistemi kozmik te quajtur “Rruga e Qumeshtit”, e cila permban mbi 100 miljard yje!
A mundet njeriu te pershkoje kete hapesire prej miliarda yjesh?
A jemi te vetmit ne univers?
Erik Von Deniken ne librin e tij “Mysafiret nga Universi”, thote: “Atehere kur njeriu do te eksploroje pellembe per pellembe te gjithe Universin per qenie inteligjente jashtetokesore e mos te gjeje asgje prej gjeje jetesore, atehere njeriu do te marre pergjigjen perfundimtare”.
Çfare teknologjie duhet te pervetesoje njeriu, per te pershkuar kete diapazon kozmik?
Sigurisht nepermjet fantazise “fantazem” qe Carl Jungu e trajton ne vepren e tij “Tipat psikologjike dhe psikoanalitika”, sigurisht qe eshte e mundur, por kjo nuk ka kurfare lidhje me realitetin qe ne jetojme. Mund te behemi te gjithe “Zhylverniste”, “si peme pa kokrra”.
Po ti shikojme gjerat me ne detaje, do veme re se galaktika jone perfshin nje distance aq te madhe, saqe sikur te kishim anije kozmike qe udheton me shpejtesine e drites (299.792km/sek), do te na duheshin 100.000 vjet, qe te kalonim nga njera ane ne tjetren!
Sa kilometra jane keto? Meqe drita udheton rreth nente mije e gjashteqind miliarde kilometra ne vit (9.600.000.000.000 km/vit), le te shumezojme kete me 100.000 dhe na del se: diametri i galaktikes sone Rruga e Qumeshtit eshte rreth 960 mije miliard kilometra (960. 000. 000. 000. 000. 000 km)!
Jo vetem kaq, llogaritet qe distanca mesatare ndermjet yjeve eshte 6 vjet drite ose 58 mije miliard kilometra.
Eshte pothuaj e pamundur qe mendja njerezore te pershkoje permasa te tilla ne largesi te tilla, edhe sikur te udhetonim me shpejtesine e drites. Por madhesia e universit nuk mbaron me kaq, eshte vetem fillimi i diçkaje shume te madhe, te asaj qe gjendet ne hapesire!
Galaktika jone nuk eshte e vetme, por brenda nje bashkesie galaktikash prej mbi 100 miliard te tilla, te ndara ne grumbuj, ku secili grumbull ka mijera e miliona te tilla te larguara ne distance nga njera-tjetra ku brenda nje grumbulli galaktikash distanca ndermjet tyre eshte ne largesine e 1-milion vjet drite. Pra, per te arritur ne galaktiken tone me te afert “Andromeden”, do na duhej afersisht nje milion vite drite udhetim!
Por a mundet nje anije kozmike te udhetoje me shpejtesine e drites?
A mundet qe nje anije kozmike te udhetoje me shpejtesi me te madhe sesa ajo e drites?
Teoria speciale e relativitetit na e lejon mundesine e udhetimit me shpejtesine e drites, por shpejtesi te tille e gjejme vetem tek fotonet. Atehere duhet qe e tere anija kozmike te behet nje tufe fotonesh dritore me shpejtesi “c”, por e tere energjia qe duhet per t’i dhene mjetit kozmik shpejtesine “c” ne vetvete kthehet ne fotone energjie, keshtu qe ne vetvete e tere masa kthehet ne fotone nje me materien, pra sasia e energjise humbet per nevoje te bashkeveprimit grimcor te mases kuantike, me pak fjale zhduket pa nam e pa nishan. I bie te nisim nje udhetim veteshkaterrues!
Edhe sikur te realizohej, perseri relativiteti nuk na mundeson nje kohe aq te gjate, saqe te favorizoje njeriun pasi do duheshin breza te tere njerezish, gjenerata te te tera derisa te arrinim ne destinacionin e duhur…!
Teoria e relativitetit nuk na lejon mundesine qe nje grimce kuantike apo çfaredo dukuri fizike materiale te udhetoje me shume sesa shpejtesia e drites, pra asgje nuk mund te kaloje shpejtesine e fotoneve te drites. Ekzistojne problematika te shumta qe nuk mund te na lejojne te thyejme rrjetezen kozmike, pra te dalim pertej ligjeve natyrore, ne ligjet hiperfizike te atyre ligjeve para Bing-Bangu-t apo çfaredo momenti shkakesor te krijimit.
Mos valle menyrat e zgjidhjes se problematikave te tilla ekzistojne, por jemi te paafte t’i zbulojme?
Mos valle mendja jone kreative eshte e kufizuar ne kundershtim me fantazine-Zhylverniste?
Le te bejme nje supozim sikur ne ndodhemi ne momentin e pare te kohes “t”, para se te krijohej universi, sigurisht qe koha per ne do ish krejtesisht “0”, sepse gjendemi jashte sistemit te universit, po ashtu dhe koha per universin do te ishte e ndryshme, shpejtesia jone do ish “v=0”, e universit e ndryshme nga zero, sepse procesi i krijimit sapo do kish filluar.
kjo shpejtesi nga epiqendra drejt shperhapjes do te ngadalesohej, gjer ne momentin e formesimit baze te materies, duke u shperhapur ne trajten e valeve spirale me vlere energjitike te larte, deri ne proces formimin e materies sone, ku nje pjese e madhe e sasise se energjise do shkonte per krijimin dhe formesimin e lendes, keto valezime energjitike do te humbisnin energji, mase, shpejtesi, gjer ne mikroskopizimin e tyre fondamental te lendes ekzistuese. Logjikisht qe shpejtesia e lendes materiale gjate krijimit ka qene shume here me e madhe sesa e drites. Por sa?
Duke qene qe e tere bashkesia e universit perbehet prej po te njejtes materie, si nje cm3 “Protone” qe ndodhen ketu ne toke po ashtu dhe nje cm3 “Protone” qe ndodhen ne skajin tjeter te galaktikes ndodhen ne te njejten gjendje kuantike, por te nje niveli energjitik te ndryshem, po ashtu siç nivelet energjitike te elektroneve ne shtresat elektronike te atomit, e vetmja gje qe duhet te bejme duhet te ndryshojme vendet nga A ne B dhe nga B ne A ku ΔΕ e tyre do te shkonte per llogari te sistemit por qe te arrihet kjo, sistemit (α) i duhet dhene nje energji e konsiderueshme per te njejten sasi, sa i eshte dhene ne fillin para krijimit si per masen A dhe B te sistemit ne varesi te largesise!
Per te pershkruar udhetime kozmike nderplanetare, brenda sistemit tone diellor por dhe ne sistemet planetare do isinh mese e mjaftueshme shpejtesi te niveleve me karburant berthamor ashtu siç dhe karburantet e sotem te raketave kozmike jane te mjaftueshme per te derguar nje satelit apo astronaut ne hapesiren kozmike perreth planetit Toke!
Por per diapazone te tilla me permasa gjigande duhet te ekzistoje ndonje menyre me e avancuar, dhe sa me thelle te futemi ne pikesynimin tone per te mposhtur ligjet e natyres, per t’i shfrytezuar, per t’i shpjeguar, aq me komplekse e te pa kuptueshme behen.
Mendja njerezore nese don, e punon per ate qe don, mund te arrije gjithçka dhe serish te mposhte edhe vdekjen…!