Tre vite më parë ish-i dashuri e la në prag të martesës, Wozniacki gjen dashurinë në NBA

Tenistja daneze, e cila para tre vitesh u nda nga ylli i golfit, Rory McIlroy, ka arritur të gjejë dashurinë e re dhe ai është basketbollisti i NBA.

26-vjeçarja ka publikuar një fotografi në Snapchat me trëndafilat e dhuruar nga i dashuri i saj duke theksuar se është një femër me fat që ka njohur një njeri të tillë.

Wozniacki ka qenë në lidhje me irlandezin McIlroy për tre vite. Më 1 janar 2014, ajo kishte njoftuar se ata janë fejuar. Mirëpo, katër muaj më pas golfisti e kishte përfunduar lidhjen.

“Problemi është tek unë. Ftesat e martesës që u shtypën në fundjavë, më bënë të kuptoj se nuk jam i gatshëm për zotime martesore”.

“Ia uroj Carolines të gjitha të mirat që i meriton dhe e falënderoj për momentet e mira që kemi kaluar”, kishte deklaruar asokohe Rory McIlroy.

Caroline njoftoi për lidhjen me ish-kampionin e NBA dhe yllin aktual të Spursave në Ditën e të dashuruarve.

Temat
BotëSport

Të afërta