Tërmet i rëndë në Argjentinë

Një tërmet i rëndë ka goditur Argjentinën veriore, gjegjësisht në zonën e kufirit më Kilin
Tërmeti është regjistruar të jetë i shkallës 6.3, i cili ka goditur qytetet veriore si San Antonio de los Cobres dhe qytetet e vogla përreth.

Ende nuk dihet për dëme materiale ose për ndonjë person të lënduar, shkruan The Independent, transmeton Express.

Ky është tërmeti i tretë që po e godet Argjentinën. I njëjti rajon është përballur me një tërmet po ashtu të rëndë të shkallës 6.4 muajt e kaluar. Edhe në fund të vitit të kaluar kjo zonë ka pasur një tërmet të shkallës 6.2.

Temat
BotëLajme

Të afërta