Lazio e ka mposhtur 2:1 si mysafirë Empolin
Portieri shqiptar, Thomas Strakosha, ka qenë titullar në fitoren e Lazios prej 2:1 si mysafirë i Empolit.
Golat për Lazion i shënuan Balde Diao Keita dhe Immobile, derisa për Empolin shënoi Rade Krunic.
Thomas Strakosha bëri paraqitje të mrekullishme në këtë ndeshje dhe po e bind trajnerin Simone Inzaghi me paraqitjet e tij. /Express/